Edhe pse me mbrojtje ligjore, shtetas iranianë e të tjerë përfundojnë në Afrikën Qendrore
Shtetas nga Irani, Afganistani, Turqia dhe Gjeorgjia, janë deportuar të premten, 12 qershor, në Republikën e Afrikës Qendrore, si pjesë e një politike të re të “deportimeve në vende të treta” të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump. Sipas kësaj praktike, persona të deportuar, përfshirë edhe individë me mbrojtje ligjore, dërgohen në vende me të cilat nuk kanë lidhje, si pjesë e asaj që kritikët e konsiderojnë zgjerim të politikave të ashpra të emigracionit. Trump e ka cilësuar Iranin si “regjim terrorist”, ndërkohë që SHBA-të po deportojnë shtetas iranianë që janë larguar nga vendi, përfshirë të paktën dy gra iraniane të përfshira në fluturimin e fundit. Sipas avokates së tyre, këta persona kishin marrë një mbrojtje ligjore që ua ndalonte dëbimin në vendet e tyre...
Burimi:
javanews.al