Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik
Emergjenca e Ebolës në Afrikë po shkakton alarm në rritje tek autoritetet shëndetësore ndërkombëtare, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia shëndetësore e Bashkimit Afrikan paralajmërojnë se virusi mund të përhapet në më shumë vende të kontinentit. Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shëndetësore të Republikës Demokratike të Kongos, epiqendra aktuale e shpërthimit, mbi 200 persona kanë humbur jetën nga 867 raste të dyshuara me Ebola. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë regjistruar 204 viktima në tre provinca të vendit, ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet me ritme shqetësuese. Agjencia Africa CDC ka paralajmëruar se dhjetë vende të tjera afrikane ndodhen aktualisht në rrezik të lartë për përhapjen e virusit. Presidenti i institucionit, Jean Kaseya, deklaroi se në listën e vendeve të...
Burimi:
top-channel.tv