Ebola në Milano/ Dy raste të dyshuara, aktivizohet protokoll i posaçëm shëndetësor për një burrë dhe një grua që ishin kthyer nga Uganda
Në Spitalin Sacco të Milanos është aktivizuar një protokoll i veçantë emergjence pas dy rasteve të dyshuara për Ebola, duke vënë në gatishmëri autoritetet shëndetësore në rajonin e Lombardisë. Alarmi u dha në orët e para të mëngjesit në komunat Lurate Caccivio dhe Bulgarograsso, në zonën e Komos, pas mbërritjes së dy personave që kishin hyrë në Itali përmes Aeroportit të Malpensës në orën 5:50 të mëngjesit të së dielës, me një fluturim nga Addis Abeba. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një burrë 31-vjeçar dhe një grua 33-vjeçare. Të dy personat kishin udhëtuar më herët në Ugandë dhe, sipas mjekëve, kanë shfaqur simptoma që mund të lidhen me Ebolën. Ata janë izoluar menjëherë dhe po i nënshtrohen analizave të specializuara, rezultatet e të cilave priten...
Burimi:
top-channel.tv