E rëndë në Ulqin, 46-vjeçari nga Kosova vret partneren e tij shqiptare dhe më pas i vë flakën banesës

E rëndë në Ulqin, 46-vjeçari nga Kosova vret partneren e tij shqiptare dhe më pas i vë flakën banesës

Foto ilustruese ULQIN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Ulqinin, ku një 46-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë partneren e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin së bashku. Sipas mediave malazeze, i dyshuari është Bashkim Gashi, 46 vjeç, ndërsa viktima është identifikuar si D.N., 36 vjeçe, shtetase shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodre të Ulqinit, rreth orës 00:30. Fillimisht, policia është njoftuar për një zjarr në një banesë. Me të mbërritur në vendngjarje, efektivët kanë gjetur trupin e pajetë të një gruaje brenda objektit të përfshirë nga flakët. Gjatë ndërhyrjes, është konstatuar edhe një person tjetër me djegie trupore, i cili më pas u identifikua si Bashkim Gashi. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 46-vjeçari ka vrarë partneren...