E rëndë në Ohajo, 22 vjet burg për gruan amerikane që i detyroi 5 të dashuruarit e saj të torturonin të gjashtin që nuk e pëlqente

E rëndë në Ohajo, 22 vjet burg për gruan amerikane që i detyroi 5 të dashuruarit e saj të torturonin të gjashtin që nuk e pëlqente

Një ngjarje tronditëse dhune dhe torturash ka përfunduar me një dënim të rëndë në Ohajo, ku 29-vjeçarja Martina Esqueda u dënua me 22 vite burg pasi u shpall fajtore për organizimin e rrëmbimit dhe rrahjes brutale të partnerit të saj, Austin McClellan. Vendimi u dha nga një juri në Qarkun Lucas, ndërsa autoritetet thanë se Esqueda ishte organizatorja kryesore e sulmit që ndodhi në një hotel në zonën e Maumee. Sipas hetimeve, viktima u mbajt kundër vullnetit të tij për 10 ditë në një dhomë hoteli, ku u dhunua vazhdimisht me grushte dhe shkopinj bejsbolli. Policia deklaroi se 29-vjeçarja jetonte me bashkëshortin e saj, Michael Esqueda, dhe disa burra të tjerë me të cilët kishte marrëdhënie romantike, përfshirë edhe viktimën. Hetuesit pretendojnë se ajo jepte...