“E dëgjoj djalin tim duke qarë nën rrënoja”, rrëfimi prekës i të mbijetuarës së tërmeteve në Venezuelë

“E dëgjoj djalin tim duke qarë nën rrënoja”, rrëfimi prekës i të mbijetuarës së tërmeteve në Venezuelë

Ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën, dhjetëra familje mbeten pranë rrënojave me shpresën se të afërmit e tyre janë ende gjallë. Mes tyre është edhe Andreina Valerio, e cila thotë se vazhdon të dëgjojë të birin pothuajse dyvjeçar duke qarë nën rrënojat e një ndërtese të shembur në La Guaira. Andreina u kthye me nxitim nga puna ditën kur dy tërmetet goditën vendin për të kërkuar djalin e saj, Santiago. Ai ndodhej në banesën e gjyshit, së bashku me partnerin e saj, Ramsés Mendoza. Kur mbërriti, ndërtesa ishte shembur plotësisht. Sipas saj, nën rrënoja ndodhen ende partneri, djali i saj, si edhe prindërit, gjyshërit dhe motra e partnerit. Pavarësisht ditëve që kanë kaluar, ajo nuk e ka humbur shpresën....