Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin

Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin

Bllokimi dhe evakuimi i pjesshëm i Pentagonit u shkaktuan nga një alarm i rremë, thanë për CNN dy burime të njohura me situatën. Më herët gjatë ditën së sotme, disa kate dhe korridore brenda ndërtesës u mbyllën, ndërsa zona të tjera u evakuuan për shkak të një incidenti të dyshuar me materiale të rrezikshme, sipas tre burimeve dhe departamentit lokal të zjarrfikësve. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi se sistemet e monitorimit kishin zbuluar një problem me cilësinë e ajrit, i cili kërkonte marrjen e masave paraprake deri në përcaktimin e natyrës dhe rëndësisë së tij. “Departamenti po zbaton protokollet standarde të sigurisë, përfshirë urdhrin për strehim në vend për zonën e prekur”, tha Parnell. “Ekipet e reagimit janë në terren dhe të gatshme për...