Dyshime për substanca të rrezikshme në Pentagon, aktivizohet ekipi i reagimit biokimik
Një incident që përfshin praninë e mundshme të substancave të rrezikshme ka shkaktuar alarm në Pentagon, duke detyruar autoritetet amerikane të aktivizojnë ekipet e specializuara për reagimin ndaj kërcënimeve biokimike. Sipas informacioneve paraprake, ekzistojnë dyshime se incidenti mund të lidhet me ekspozimin ndaj antraksit, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet. Si masë parandaluese, një pjesë e ndërtesës është vendosur në izolim, ndërsa disa kate dhe korridore janë bllokuar për qarkullimin e personelit. Në zona të tjera të Pentagonit po kryhen evakuime të kontrolluara, sipas burimeve të njohura me situatën dhe departamentit lokal të zjarrfikësve. Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, konfirmoi se sistemet e monitorimit kanë identifikuar një problem me cilësinë e ajrit brenda kompleksit, duke bërë të nevojshme marrjen e masave të menjëhershme...
Burimi:
top-channel.tv