Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez. Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7,2 dhe 7,5 ballë sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, goditën  Venezuelën. Gazetarët panë ndërtesa të shembura dhe skena paniku në kryeqytetin, Karakas. Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe aeroporti i Karakasit, i cili sipas saj ishte dëmtuar rëndë, u mbyll. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë, me magnitudë 7,2 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në orën 18:04, sipas orës lokale (22:04 GMT) në një thellësi prej 21,9 km, afërsisht 200 km në perëndim të Karakasit. Një tërmet i dytë, me magnitudë 7,5 ballë sipas shkallës Rihter, goditi në një thellësi...