Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 32 viktima deri tani, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Dy tërmete shumë të fuqishme goditën bregdetin verior të Venezuelës mbrëmjen e së mërkurës, vetëm pak minuta larg njëri-tjetrit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2, ndërsa i dyti 7.5, me epiqendër pranë qytetit San Felipe. Autoritetet venezueliane kanë konfirmuar deri tani të paktën 32 viktima, ndërsa numri pritet të rritet. Tërmetet shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike, përfshirë edhe kryeqytetin Caracas, rreth 320 kilometra larg epiqendrës. Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe shprehu ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit. Ajo tha se ekipet e emergjencës janë angazhuar në zonat më të prekura për kërkim-shpëtim dhe ndihmë për banorët. Presidenti amerikan...
Burimi:
vizionplus.tv