Dy tërmete të forta godasin Greqinë, panik te banorët!
Dy tërmete të forta goditën mesditën e kësaj të diele ishullin Evia në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme në disa zona. Lëkundjet u ndjenë edhe në Athinë dhe rajonet përreth. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti i parë u regjistrua në orën 12:58 me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter dhe me thellësi rreth 5 kilometra. Vetëm pak minuta më vonë, zona u godit nga një tjetër tërmet më i fortë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë Prokopit në Evian veriore. Autoritetet lokale raportojnë dëmtime në banesa në Prokopi dhe Dafnusa, ndërsa në disa segmente rrugore janë shënuar rrëshqitje dherash dhe gurësh. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas kryebashkiakut të Mantudit, Janis Capurniotis, ekipet e emergjencës ndodhen...
Burimi:
javanews.al