DY TERMETE NE VENEZUELE, DYSHOHET PER MIJERA VIKTIMA-VIDEO
Venezuela në gjendje të jashtëzakonshme pas dy tërmeteve me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter që tronditën vendin. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerëson se numri i viktimave mund të jetë nga 10.000 deri në 100.000… Një tragjedi e papërshkrueshme goditi Venezuelën pas dy lëkundjeve sizmike shumë të forta. Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodríguez, së bashku me ministrin e Brendshëm Diosdado Cabello dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez, iu drejtuan kombit përmes një deklarate televizive, duke shpallur zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Ajo emëroi gjithashtu një gjeneral për të mbikëqyrur operacionet e emergjencës. Goditja shkatërrimtare ndodhi gjatë një feste kombëtare, një dite pushimi kushtuar fitores historike ushtarake të vitit 1821, e cila i solli vendit pavarësinë nga Spanja....
Burimi:
ntv.al