Dy 20-vjeçare ekzekutohen në Kolumbi, njëra dyshohet se ishte në një lidhje me një anëtarë të bandës “Los del Sur”
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Kolumbinë, pasi dy gra 20-vjeçare u ekzekutuan nga persona të armatosur dhe të maskuar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Girón, në veri të vendit. Viktimat janë identifikuar si Karen Valentina Vega Peralta dhe Cristina Amaya Diaz. Sipas mediave lokale dhe burimeve policore, Peralta punonte si modele në kamera online, ndërsa njëkohësisht ushtronte edhe profesionin e infermieres. Hetimet paraprake tregojnë se Karen Valentina Vega Peralta dyshohet se ishte në një lidhje me një anëtar të bandës së trafikut të drogës “Los del Sur”, çka besohet të ketë qenë edhe arsyeja kryesore e atentatit mafioz. 🇨🇴 🚨 HORROR EN COLOMBIA: Salió de fiesta con su mejor amiga y perdió la vida en un violento...
Burimi:
top-channel.tv