DW/ SHBA-të sulmojnë Iranin – Aksioni ushtarak i kufizuar

DW/ SHBA-të sulmojnë Iranin – Aksioni ushtarak i kufizuar

Ushtria amerikane ka goditur gjatë natës shumë objektiva në Iran. "Sulmet janë një reagim ndaj agresionit të pajustifikuar dhe të vazhdueshëm të Iranit”, njoftoi në platformën X Komanda Rajonale e SHBA-së për Lindjen e Mesme, CENTCOM. Sipas saj, bëhet fjalë për "goditje vetëmbrojtëse”. Thuhet se janë goditur sisteme mbikëqyrëse ushtarake, sisteme komunikimi dhe pozicione të mbrojtjes ajrore në të gjithë vendin. Ndërkohë ushtria amerikane ka njoftuar se ka ndaluar sërish sulmet ndaj objektivave në Iran. Këtë e bëri të ditur në orët e para të mëngjesit në platformën X komanda rajonale përkatëse, CENTCOM. Ushtria iraniane deklaroi, se reagoi ndaj sulmeve të reja amerikane duke bllokuar plotësisht Ngushticën e Hormuzit, si dhe me kundërsulme ndaj objektivave në shtetet e Gjirit, Bahrein dhe Kuvajt. Çdo anije që...