DW/ Lufta me Iranin: Teherani dërgon një propozim të ri në SHBA
Sipas deklaratave të veta,Irani i ka paraqitur Uashingtonit një propozim të ri për të arritur një zgjidhje të negociuar për konfliktin me SHBA. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ismail Baghai, deklaroi se Teherani i kishte përcjellë pozicionet e tij të dielën përmes ndërmjetësit, Pakistanit. Ai nuk dha detaje mbi përmbajtjen. Baghai shtoi se SHBA më parë kishte dërguar përgjigje për propozimin e mëparshëm të Iranit. Shkëmbimi i fundit diplomatik tregon se, deri tani, asnjëra palë nuk është tërhequr ndjeshëm nga kërkesat e saj. Duket se pika kryesore e mosmarrëveshjes mbetet programi bërthamor i Iranit. Mediat iraniane kishin raportuar "kushtëzime të tepruara" nga ana e SHBA-së. Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Uashingtoni kërkon në propozimin e tij të fundit "kufizime shumë të rrepta dhe afatgjata në...
Burimi:
syri.net