“Duhet të bëjnë marrëveshje”, Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron

“Duhet të bëjnë marrëveshje”, Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se durimi i tij ndaj Iranit “po mbaron”, duke kërkuar që Teherani të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me Uashingtonin. “Nuk do të duroj më gjatë, ata duhet të bëjnë një marrëveshje”, tha Trump gjatë një interviste për Fox News nga Pekini, ku po zhvillon ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kinë. Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe shqetësimesh për sigurinë e lundrimit në Ngushtica e Hormuzit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë, Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord për nevojën që kjo rrugë strategjike detare të mbetet e hapur. Në të njëjtën intervistë, Trump u ndal edhe te rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit,...