Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Pas notës së protestës që i ka dërguar Athina Kievit, për herë të parë, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar zyrtarisht për dronin detar pa pilot që u zbulua pranë ishullit grek Lefkada. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehu keqardhjen për incidentin, duke theksuar se ai ishte pasojë e rrethanave të krijuara nga agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës. Në deklaratën e tij, ai falënderoi Greqinë dhe popullin grek për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus dhe nënvizoi rëndësinë që Kievi i kushton marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Sipas palës ukrainase, sfidat e sotme për sigurinë ndërkombëtare dhe detare, si edhe aktiviteti i të ashtuquajturës “flotë në hije” ruse, përbëjnë...
Burimi:
top-channel.tv