Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Gjiganti rus i tregtisë online Wildberries njoftoi të hënën, 3 gusht, se një sulm me dron ukrainas ndaj një prej magazinave të tij në rajonin Vladimir shkaktoi zjarr, ndërsa punonjësit u evakuuan. Kompania bëri të ditur se zjarrfikësit po punonin në vendngjarje dhe se operacionet logjistike ishin zhvendosur në ambiente të tjera për të mos ndërprerë dërgesat. Guvernatori i rajonit Vladimir, Alexander Avdeyev, tha se nga sulmi u plagos një i ri me një dëmtim jo të rrezikshëm në kokë, ndërsa një grua që jetonte pranë zonës pësoi dëmtime të lehta në këmbë. Sipas autoriteteve ruse, që nga mesi i korrikut Ukraina ka goditur rreth 20 objekte të Wildberries në zona të ndryshme të Rusisë dhe në Krimenë e aneksuar. Sulmet e para, më 17-18...