Dronët rusë në Rumani, reagon NATO e OKB: Pasoja të paparashikueshme e të rrezikshme

Dronët rusë në Rumani, reagon NATO e OKB: Pasoja të paparashikueshme e të rrezikshme

Një dron rus, i përdorur në sulmet ajrore gjatë natës ndaj Ukrainës, u rrëzua mbi një ndërtesë banimi në qytetin rumun të Galatit duke shkaktuar dy të plagosur lehtë, duke detyruar evakuimin e disa banorëve, e mbi të gjitha duke ngjallur frikë nga goditja e një vendi anëtar të NATO-s. Ministria rumune e Mbrojtjes nxitoi të pohonte se droni ishte monitoruar nga radarët teksa lëvizte në hapësirën ajrore të Rumanisë, përpara se të përplasej në çatinë e ndërtesës, që u përfshi nga zjarri ndërsa në vendngjarje mbërritën me urgjencë policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Si reagim ndaj incidentit, ushtria rumune ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 dhe një helikopter, të autorizuar për të ndërhyrë ndaj objektivave të dyshimta. Banorët në zonat e...