Donald Trump zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Xi Jinping për Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar detaje nga biseda me homologun kinez Xi Jinping lidhur me tensionet me Iranin, duke deklaruar se Pekini është zotuar të mos furnizojë Teheranin me armë. Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Xi Jinping i ka premtuar personalisht se “Kina nuk do të japë pajisje ushtarake për Iranin”. “Kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme. Ai ma tha sot dhe e tha me shumë vendosmëri”, u shpreh Trump. Sipas presidentit amerikan, Kina ka rënë dakord gjithashtu të ndihmojë SHBA-në në menaxhimin e situatës së krijuar nga konflikti me Iranin. Trump shtoi se të dy liderët kanë rënë dakord edhe për një tjetër çështje kyçe: që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore.
Burimi:
javanews.al