Donald Trump nxit polemika, publikon hartën që tregon Venezuelën si pjesë të Shteteve të Bashkuara
Presidenti i Amerikës, Donald Trump publikoi të martën, më 12 maj, në platformën e tij Truth Social, një imazh ku Venezuela paraqitej e mbuluar me flamurin amerikan dhe me mbishkrimin “Shteti i 51-të”. Postimi provokues u publikua teksa Trump po udhëtonte drejt Kinës për të marrë pjesë në një samit të nivelit të lartë. Një ditë më herët, në një intervistë për Fox News, ai kishte deklaruar se po shqyrtonte “seriozisht” mundësinë që Venezuela të bëhej pjesë e SHBA-së si shtet i ri. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e hodhi poshtë menjëherë këtë ide, duke theksuar se vendi i saj nuk e ka konsideruar kurrë një bashkim të tillë dhe duke nënvizuar sovranitetin e Venezuelës. Trump ka bërë edhe më parë deklarata të...
Burimi:
vizionplus.tv