Donald Trump largohet nga Kina, presidenti amerikan dhe ai kinez e cilësojnë vizitën historike
Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga aeroporti ndërkombëtar i Pekinit me avionin presidencial “Air Force One”, duke përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Kinë. Ceremonia e përcjelljes u zhvillua me tapet të kuq, ndërsa Trump kaloi pranë rreshtave të ushtarëve kinezë që qëndronin në pozicion nderi dhe studentëve që valëvitnin njëkohësisht flamujt e Kinës dhe ata amerikane. Presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi vizitën si historike dhe me rëndësi të veçantë, duke deklaruar se dy liderët kanë krijuar një pozicionim të ri për marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme mes dy vendeve. “Presidenti Trump dëshiron ta bëjë Amerikën sërish të madhe, ndërsa unë jam i përkushtuar të udhëheq popullin kinez drejt rilindjes së madhe të kombit kinez”, tha presidenti kinez. Nga ana tjetër, Trump...
Burimi:
vizionplus.tv