Dominimi turk/ Erdogan: Jemi forcë kryesore, kemi ushtrinë e dytë më të madhe në NATO
Me sytë nga Samiti i ardhshëm i NATO-s në Ankara, Rexhep Tajip Erdogan theksoi fuqinë ushtarake të Turqisë, ndërsa përshëndeti gjithashtu arritjen e një marrëveshjeje paqeje në rajon, duke theksuar rolin e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në fjalën e tij, presidenti turk kujtoi se vendi i tij ka ushtrinë e dytë më të madhe tokësore brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut, një fakt që i jep asaj një pozicion udhëheqës në zhvillime. “Si Turqi, ne do të vazhdojmë të luajmë një rol dominues në aleancë me aftësitë tona gjithëpërfshirëse ushtarake, industrinë tonë mbrojtëse jashtëzakonisht dinamike, vendndodhjen tonë strategjike gjeografike, si dhe thellësinë tonë historike dhe kulturore”, tha ai. Në të njëjtën kohë, Erdogan theksoi se Turqia është ndër vendet kryesore që mbështesin në mënyrë aktive misionet paqeruajtëse...
Burimi:
ntv.al