“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke
Një valë e re tarifash amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi që prej mesnatës së së shtunës, pasi bisedimet tregtare mes Kanadasë dhe SHBA-së dështuan në minutat e fundit. Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi pezullimin e negociatave pak para skadimit të afatit të premten në mbrëmje, duke deklaruar se Kanadaja do të vendosë tarifa reciproke ndaj mallrave amerikane, “dollar për dollar”. Carney tha se ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-ja ishin “të padrejta, joekonomike” dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje të mundshme. Negociatorët tregtarë të të dyja vendeve kishin zhvilluar bisedime intensive që prej korrikut, pasi Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi me vendosjen e një tarife prej 50% ndaj gati 20 miliardë...
Burimi:
javanews.al