“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!
Mbi 300 persona janë arrestuar në Greqi që nga fillimi i vitit, të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në pyje, duke përfshirë këtu jo vetëm zjarrvënien e qëllimshme, por edhe pakujdesinë. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve grekë, Giorgos Artopoios, nga këto raste, 272 lidhen me zjarrvënie nga pakujdesia, ndërsa 36 raste dyshohet se janë shkaktuar me dashje. Një nga rastet e fundit u shënua në ishullin e Kretës, ku një zjarr pranë një zone pyjore dyshohet se nisi pasi një turist kishte ndezur një skarë me qymyr pranë pyllit. Turisti u deklaroi autoriteteve se nuk ishte në dijeni se përdorimi i zjarrit në ambiente të hapura ishte i ndaluar gjatë periudhave me erë të fortë dhe mot të thatë. Ndërkohë, autoritetet greke paralajmërojnë për rritje të...
Burimi:
javanews.al