Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Dokumentet tronditëse. Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Izraeli i ka shitur në mënyrë të fshehtë sisteme të avancuara ushtarake Katarit dhe Arabisë Saudite, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve zyrtare diplomatike me këto dy shtete, sipas dokumenteve dhe fotografive të publikuara së fundmi. Mes pajisjeve të eksportuara përfshihen sisteme të mbrojtjes kundër raketave për avionë VIP, helmeta të teknologjisë së lartë për pilotët e avionëve luftarakë F-15 dhe pajisje moderne për operacione natën. Sipas raportit, tre avionë të flotës mbretërore të Katarit, të përdorur nga Emiri dhe drejtues të tjerë të lartë të vendit, janë pajisur me sistemin izraelit C-MUSIC të kompanisë Elbit Systems. Ky sistem zbulon raketat që drejtohen me nxehtësi dhe përdor rreze infra të kuqe për të prishur drejtimin e tyre, duke mbrojtur avionin nga sulmet me raketa të lëshuara nga...