“Do të përfundojë shumë shpejt”/ Trump flet për luftën Rusi-Ukrainë, ndalet dhe te rëndësia e Kinës në tensionet me Iranin: Nuk më duhet ndihma e tyre

“Do të përfundojë shumë shpejt”/ Trump flet për luftën Rusi-Ukrainë, ndalet dhe te rëndësia e Kinës në tensionet me Iranin: Nuk më duhet ndihma e tyre

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës “do të përfundojë shumë shpejt”, ndërsa komentoi gjithashtu negociatat me Iranin dhe tensionet në Lindjen e Mesme. Duke folur me gazetarët në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, përpara nisjes së tij drejt Kinës, Trump u pyet se cila do të ishte “vija e kuqe” për t’i dhënë fund armëpushimit me Iranin. Presidenti amerikan nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se do ta shqyrtonte çështjen gjatë udhëtimit. “Do ta shohim. Do ta mendojmë gjatë fluturimit. Por ne e kemi mundur ushtrinë e tyre me shumë vendosmëri. Kjo ka mbaruar”, deklaroi ai. Trump tha gjithashtu se, gjatë negociatave me Iranin, fokusi i tij kryesor nuk është situata ekonomike e amerikanëve, por çështja bërthamore iraniane....