“Diktatori antisemit që kryen gjenocid ndaj kurdëve”/ Netanyahu reagon ashpër ndaj Erdoganit: Personi i fundit që mund t’i bëjë moral Izraelit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ashpër ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, duke e akuzuar atë për shtypje të kundërshtarëve politikë dhe mbështetje të organizatës palestineze Hamas. Në një deklaratë publike, Netanyahu e cilësoi Erdoganin si “personin e fundit që mund t’i japë mësime morale Shtetit të Izraelit”. “Diktatori antisemit Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve, mbështet organizatën terroriste Hamas, shtyp popullin e tij dhe burgos kundërshtarët politikë, është personi i fundit që mund t’i japë mësime morale Shtetit të Izraelit”, deklaroi kryeministri izraelit. Netanyahu theksoi gjithashtu se Izraeli do të vazhdojë veprimet kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon. “Shteti i Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ushtria më morale në botë, do të vazhdojnë të veprojnë...
Burimi:
top-channel.tv