Digjet resorti i famshëm në Republikën Domenikane, një turiste italiane humb jetën, evakuohen 1700 pushues

Digjet resorti i famshëm në Republikën Domenikane, një turiste italiane humb jetën, evakuohen 1700 pushues

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një resort luksoz bregdetar në Republikën Domenikane, duke shkaktuar vdekjen e një turisteje italiane dhe evakuimin e rreth 1700 mysafirëve. Sipas autoriteteve lokale të emergjencës, viktima është një grua 46-vjeçare nga Italia. Tre persona të tjerë u dërguan për trajtim në spital, ndërsa gjashtë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje. Flakët shpërthyen në orët e para të mëngjesit në resortin Viva Wyndham Dominicus Beach në Bayahibe. Pamjet ajrore treguan disa ndërtesa të përfshira nga zjarri dhe re të dendura tymi që mbuluan zonën turistike, shkruan bbc. Hetimet paraprake tregojnë se zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe kulmeve prej kashte në disa objekte të resortit. Shkaku i saktë i shpërthimit të flakëve ende nuk është bërë...