“Diçka e madhe pritet të ndodhë”/ Bjellorusia bashkohet në stërvitjet bërthamore të Rusisë, rriten tensionet me NATO-n dhe Ukrainën
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko mori pjesë për herë të parë këtë javë në stërvitjet ushtarake që simulojnë përdorimin e armëve taktike dhe strategjike bërthamore së bashku me Rusinë, duke shtuar shqetësimet ndërkombëtare për përshkallëzimin e konfliktit në rajon. Al Jazeera shkruan se nga e marta deri të enjten, Lukashenko dhe presidenti rus Vladimir Putin drejtuan manovra të përbashkëta ushtarake që përfshinë zona nga Europa Lindore deri në Paqësor. Në stërvitje morën pjesë qindra raketahedhës rusë, avionë luftarakë, anije ushtarake dhe nëndetëse bërthamore. “Është e rëndësishme të rrisim nivelin e gatishmërisë së forcave strategjike dhe taktike bërthamore”, deklaroi Putin gjatë stërvitjeve. Ndërkohë, Lukashenko u përpoq të justifikonte lëvizjen duke deklaruar: “Ne nuk kërcënojmë askënd. Por kemi armë të tilla dhe jemi të gatshëm të mbrojmë atdheun...
Burimi:
top-channel.tv