Dhuna seksuale përdoret për zhvendosjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Dhuna seksuale përdoret për zhvendosjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Ushtarë izraelitë dhe kolonë po përdorin dhunën me bazë gjinore, përfshirë sulme dhe ngacmime seksuale, për të detyruar palestinezët të largohen nga shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor, sipas ekspertëve të të drejtave të njeriut dhe ligjorë. Gra, burra dhe fëmijë palestinezë kanë raportuar një sërë abuzimesh, përfshirë zhveshje të detyruar, kontrolle trupore invazive dhe të dhimbshme, ekspozim të organeve gjenitale nga izraelitët edhe në prani të të miturve, si dhe kërcënime për dhunë seksuale. Sipas një raporti të publikuar nga ‘West Bank Protection Consortium’, janë dokumentuar 16 raste të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin gjatë tre viteve të fundit, megjithëse theksohet se numri real mund të jetë shumë më i lartë për shkak të turpit dhe stigmatizimit që përballen viktimat. Raporti, i titulluar...