Dështojnë bisedimet për çarmatimin bërthamor, konferenca globale mbyllet pa marrëveshje

Dështojnë bisedimet për çarmatimin bërthamor, konferenca globale mbyllet pa marrëveshje

Pas katër javësh negociatash intensive, vendet që kanë nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dështuan të premten të arrijnë një marrëveshje mbi një tekst që do të riafirmonte objektivat e çarmatimit dhe mospërhapjes bërthamore. Lajmi u konfirmua nga presidenti i takimit, i cili njoftoi përfundimin e konferencës pa një marrëveshje finale. “Pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, e kuptoj që ky takim nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje mbi punën e tij themelore”, deklaroi presidenti i konferencës, duke mbyllur zyrtarisht takimin që konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e mospërhapjes bërthamore. Gjatë negociatave, vendeve anëtare iu shpërnda një dokument i cili ishte modifikuar vazhdimisht me qëllim zbutjen e formulimeve dhe afrimin e palëve drejt kompromisit. Megjithatë, sipas drejtuesit...