Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe terrorizoi bashkëshorten shqiptare dhe dy fëmijët e saj
Një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg për keqtrajtim në familje dhe plagosje, pasi u shpall fajtor për ushtrimin e dhunës sistematike ndaj bashkëshortes shqiptare dhe dy fëmijëve të saj. Vendimi u mor nga Seksioni i Parë Penal i Gjykatës, i cili urdhëroi edhe ndalimin e të dënuarit nga ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjet. Gjykata vendosi gjithashtu një dëmshpërblim paraprak prej 25 mijë eurosh për gruan dhe djalin e mitur, si dhe 10 mijë euro për vajzën madhore, ndërsa vlera përfundimtare do të përcaktohet në një proces civil. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg. Sipas hetimeve, i moshuari e kishte sjellë në Itali gruan shqiptare, shumë më të re në...
Burimi:
vizionplus.tv