Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Marius Borg Høiby, djali i Princeshës së Norvegjisë, është dënuar me katër vite burg nga gjykata në Oslo. Vendimi u shpall nga tre gjyqtarët që e gjykuan për disa akuza penale, në sallën 250 të gjykatës, ashtu siç pritej. I riu, i lindur nga një marrëdhënie e princeshës përpara martesës mbretërore, u shpall fajtor për dy raste përdhunimi, ndërsa për dy akuza të tjera të ngjashme u shpall i pafajshëm. Prokuroria kishte kërkuar shtatë vite e shtatë muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar 18 muaj. Avokatët e tij kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin. Njëri prej gjyqtarëve, Jon Sverdrup Efjestad, lexoi pjesë nga vendimi prej 128 faqesh. Marius Borg Høiby nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë shpalljes së vendimit, por e ndoqi atë...
Burimi:
opinion.al