Deklarata thumbuese e Merz: Nuk do këshilloja fëmijët e mi të shkojnë në SHBA
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkaktuar debat ndërkombëtar, pas deklaratës së tij se nuk do t’u rekomandonte fëmijëve të tij të shkonin për studime apo punë në Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se klima sociale dhe politike atje është bërë “shumë e polarizuar” dhe më pak tërheqëse se më parë. Deklarata u bë gjatë një konference me të rinj katolikë në qytetin Uurzburg të Gjermanisë, ku Merz foli për situatën globale dhe mundësitë për të rinjtë. Ai theksoi se, ndonëse mbetet një admirues i SHBA-ve, vlerësimi i tij për vendin nuk është më në rritje, për shkak të zhvillimeve të fundit sociale dhe politike. Sipas tij, ndryshimet në shoqërinë amerikane kanë krijuar një mjedis më të vështirë, ku edhe profesionistët shumë të kualifikuar po hasin...
Burimi:
javanews.al