Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton drejt Romës me mjetin ajror të Mbretit Felipe VI
Papa Leoni XIV u detyrua të ndryshojë avion gjatë kthimit nga Spanja drejt Romës, pasi avioni me të cilin do të udhëtonte pësoi një problem teknik në aeroportin e Tenerife-s. Ngjarja konsiderohet e pazakontë dhe është hera e parë pas shumë dekadash që një fluturim papnor përballet me një defekt kaq serioz sa të kërkojë ndërrimin e avionit. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, Papa u largua nga Ishujt Kanarie me një avion Falcon të vënë në dispozicion nga Felipe VI, pasi avioni i kompanisë ajrore spanjolle që ishte planifikuar për fluturimin nuk mundi të nisej për shkak të një problemi teknik. Nisja e Papës u vonua pasi pilotët konstatuan një mosfunksionim gjatë ndezjes së motorit. Fillimisht pasagjerët u informuan për një defekt teknik, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv