CNN: Mediat pro Netanyahut në Izrael sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran dhe Trumpin

CNN: Mediat pro Netanyahut në Izrael sulmojnë marrëveshjen SHBA-Iran dhe Trumpin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ende nuk ka komentuar publikisht mbi marrëveshjen SHBA-Iran, por reagimet e komentuesve pro-qeveritarë zbulojnë zhgënjim dhe pakënaqësi në rritje ndaj Washingtonit dhe administratës Trump. Yinon Magal, një prezantues i njohur në Channel 14 pro-Netanyahu, shkroi në X se Presidenti amerikan Donald Trump “doli humbës” dhe e quajti zëvendëspresidentin JD Vance “një maskara”, shkruan CNN. Magal, i cili në të kaluarën e ka përkufizuar veten si “kanal” për mesazhet e Netanyahut, akuzoi të dërguarit e presidentit, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, se kanë ndikuar te presidenti nën presionin e Katarit. Magal tha në rrjetet sociale se “Katari i bleu (ata) me shumë para”, ndërsa i akuzoi se “i kanë tradhtuar vëllezërit e tyre në Izrael”. Negociatorët e Katarit ndodheshin në Teheran për...