CNN: Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Autoritetet amerikane po hetojnë një seri sulmesh kibernetike ndaj sistemeve që monitorojnë rezervat e karburantit në pika të ndryshme furnizimi me naftë dhe benzinë në disa shtete të SHBA-së. Sipas burimeve të cituara nga CNN, dyshimet kryesore bien mbi hakerë të lidhur me Iranin. Sulmet kanë shënjestruar të ashtuquajturat sisteme automatike të matjes së rezervuarëve (ATG), të cilat në shumë raste kanë qenë të lidhura në internet pa mbrojtje me fjalëkalim, përcjell A2. Kjo u ka lejuar hakerëve të hyjnë në sistem dhe të manipulojnë shfaqjen e të dhënave mbi nivelin e karburantit, megjithëse nuk kanë ndryshuar sasinë reale të tij. Zyrtarët amerikanë theksojnë se deri tani nuk raportohet për dëme fizike apo incidente serioze, por shqetësimi kryesor lidhet me faktin se një ndërhyrje e...
Burimi:
javanews.al