Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin në 126 dollarë për fuçi, Trump: Bllokada mund të zgjasë pa afat

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin në 126 dollarë për fuçi, Trump: Bllokada mund të zgjasë pa afat

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare vijojnë rritjen edhe këtë të enjte, të nxitura nga përshkallëzimi i tensioneve në Gjirin Persik dhe pasiguritë në sektorin global të energjisë. Nafta  Brent ka shënuar një rritje të ndjeshme duke arritur në 126  dollarë për fuçi,  niveli më të lartë i regjistruar që nga viti 2022. Kjo vjen në një kohë kur situata gjeopolitike në rajon është  mjaft delikate. Irani ka kufizuar në masë të madhe qarkullimin detar në Ngushticën e Hormuzit, duke lejuar kryesisht vetëm eksportet e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shtuar praninë dhe kontrollet detare ndaj anijeve iraniane. Ndërkohë, nga Uashingtoni vijnë sinjale për masa të mëtejshme. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar mundësinë e një bllokade afatgjatë ndaj porteve iraniane, një zhvillim që ka...