Çfarë ndodhi në samitin Trump-Xi në Pekin, nga deklarata për Tajvanin te qëndrimet për Iranin dhe Hormuzin
“I dashur President Trump: është kënaqësi e madhe për mua t’ju takoj edhe një herë këtu në Pekin. Kjo shënon vizitën tuaj të parë në Kinë pas nëntë vitesh dhe është e rëndësishme të theksohet se takimi ynë po tërheq vëmendjen e të gjithë botës”, tha Xi Jinping gjatë hapjes së samitit me presidentin amerikan, rreth një tavoline drejtkëndore në Sallën e Madhe të Popullit. Takimi i parë zgjati dy orë e 15 minuta. Përballë Xi Jinpingut ishte vendosur pothuajse i gjithë delegacioni më i lartë amerikan: Donald Trump, sekretari i Shtetit Marco Rubio në krahun e majtë, ambasadori amerikan në Kinë David Perdue në të djathtë, si dhe Pete Hegseth — sekretari i parë amerikan i Mbrojtjes që viziton Kinën pas tetë vitesh dhe i pari që nga...
Burimi:
javanews.al