Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran do të mbahet në një resort malor në Zvicër
Zvicra njoftoi se ceremonia e nënshkrimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synon dhënien fund të konfliktit në Lindjen e Mesme, do të mbahet në resortin malor të Burgenstokut. Ministria e Jashtme zvicerane tha se ka qenë në kontakt të ngushtë me SHBA-në, Iranin, Pakistanin dhe Katarin lidhur me mundësinë e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit. “Aktualisht, nënshkrimi i dokumentit është planifikuar për të premten, më 19 qershor, në Burgenstok, që ndodhet në kantonin e Nidvaldenit. Ky lokacion është propozuar nga ndërmjetësuesit pakistanezë dhe ata nga Katari, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani”, u tha në njoftim. Burgenstoku është një kompleks i njohur rezidencial dhe për konferenca në Zvicrën qendrore, i cili më parë ka qenë...
Burimi:
vizionplus.tv