“Çelës bllokues”, Apple “ndryshon” pajiset, celularët e vjedhur do bëhen të pavlefshëm

“Çelës bllokues”, Apple “ndryshon” pajiset, celularët e vjedhur do bëhen të pavlefshëm

Tregtia e paligjshme e telefonave të vjedhur mund të përballet me një goditje të fortë pas vendimit të Apple për të forcuar masat e sigurisë në pajisjet e saj. Gjiganti amerikan i teknologjisë premton të zbatojë në nivel global një sistem që mund t’i bëjë telefonat e vjedhur praktikisht të pavlefshëm për hajdutët dhe tregun e zi. Vendimi vjen pas një fushate të gjatë të autoriteteve britanike, të cilat kanë kërkuar prej kohësh masa më të forta kundër fenomenit të vjedhjes së telefonave inteligjentë. Sipas policisë londineze, kryeqyteti britanik është shndërruar në një nga qendrat më problematike për këtë lloj krimi, me rreth 200 telefona të raportuar të vjedhur çdo ditë. Sistemi i ri i Apple funksionon si një lloj “çelësi bllokues”, i cili lejon...