Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë

Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë

Gati një e treta e deputetëve gjermanë dëshironte fund të misionit, AfD dhe E Majta kundër Prej 27 vitesh, Bundestagu gjerman voton çdo vit për zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it nëKFOR. Të enjten, 11 qershor, e rinovoi sërish: 383 pro, 192 kundër, dy abstenim. Mandati i ri lejon dërgimin e deri në 400 ushtarë. Kostot shtesë: 35.7 milionë euro. Baza ligjore mbetet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar në 1999. KFOR është misioni më i gjatë i pandërprerë i Bundeswehr-it jashtë Gjermanisë. CDU/CSU, SPD dhe Të Gjelbrit pro CDU/CSU, SPD dhe Të Gjelbrit votuan pro. Situata është e qetë — por jo e sigurt, thanë folësit e këtyre partive, duke përmendur marrëdhëniet e panormalizuara me Serbinë, pikëpyetjen rreth angazhimit afatgjatë të SHBA-së...