Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
Bullgaria ka bllokuar përfshirjen e Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ortodokse Ruse, dhe miliarderit rus Vagit Alekperov në paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian, duke detyruar heqjen e emrave të tyre nga lista gjatë negociatave mes vendeve anëtare. Sipas diplomatëve evropianë, vendimi u mor gjatë një takimi të jashtëzakonshëm të ambasadorëve të BE-së, ku u diskutua paketa e re e masave ndëshkuese ndaj Rusisë. Edhe pse nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare për të gjithë paketën, negociatat shënuan përparim dhe pritet të vijojnë gjatë kësaj jave. Kryeministri bullgar Rumen Radev kishte bërë të qartë edhe më herët se Sofja do të kundërshtonte vendosjen e sanksioneve ndaj Patriarkut Kirill. Sipas tij, zgjerimi i sanksioneve në sferën fetare do të dërgonte një mesazh të gabuar...
Burimi:
syri.net