Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen e forcave të sigurisë

Brukseli planifikon mision të ri në Liban, synon mbështetjen e forcave të sigurisë

BE-ja po shqyrton mundësinë e nisjes së një misioni trevjeçar ushtarak dhe politik në Liban për të trajnuar dhe këshilluar forcat e sigurisë së vendit, sipas një dokumenti të parë nga Reuters. Propozimi është hartuar nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian pas një studimi mbi mënyrat për të forcuar Forcat e Sigurisë së Brendshme të Libanit, me synimin që ushtria libaneze të përqendrohet më shumë në çarmatosjen e Hezbollahut. Diskutimet për një mision të mundshëm të BE-së zhvillohen në një kohë kur mandati i Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL) pritet të skadojë në fund të vitit 2026, ndërsa më pas parashikohet të nisë një proces njëvjeçar tërheqjeje. Sipas dokumentit të datës 17 qershor, i shpërndarë vendeve anëtare të BE-së, misioni do të...