Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian
Mbështetja për rikthimin e plotë të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, dhe jo thjesht për t`iu afruar sërish tregut të përbashkët, është në rritje mes votuesve britanikë. Sipas një studimi që analizon qëndrimet e votuesve 10 vjet pas referendumit të Brexit-it, më shumë se 80% e mbështetësve të Partisë Laburiste, Liberal Demokratëve dhe Partisë së Gjelbër e favorizojnë këtë opsion, thotë The Guardian. Qasja e vakët e laburistëve ndaj kësaj çështjeje rrezikon t’i kushtojë atyre mbështetjen e votuesve progresistë edhe në bastionet e tyre të njohur si “red wall” apo muri i kuq, kanë paralajmëruar ekspertët në një studim të organizatës Best for Britain. Një rikthim i plotë në Bashkimin Europian mbështetet nga 53% e votuesve në total. Sipas sondazhit, mbështetja arrin në 83%...
Burimi:
javanews.al