Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç
Britania e Madhe do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç dhe do të vendosë kufizime në platformat e lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta. Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ndryshimet do të pasqyrojnë vlerat e vendit, në mbrojtjen e fëmijëve online. Sipas tij, ky vendim do i bëjë fëmijët më të sigurt, më të lumtur dhe do u japë më shumë liri e mundësi për t’u rritur. Përveç ndalimit të faqeve të tilla si TikTok, Snapchat dhe Instagram, Britania do të ndërmarrë veprime kundër shërbimeve të lojërave dhe transmetimeve të drejtpërdrejta që u lejojnë fëmijëve të flasin me të huaj. Qeveria tashmë ka kompetencat për të ndërmarrë hapat e parë në çdo ndalim, me rregullore që do të pasojnë...
Burimi:
opinion.al