Britania ndalon cisternën ruse, operacion në Kanalin Anglez kundër flotës në hije të Moskës
Forcat britanike kanë ndaluar një cisternë nafte të lidhur me të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë, gjatë një operacioni të zhvilluar në Kanalin Anglez. Operacioni zgjati rreth gjashtë orë dhe u mbështet nga anije luftarake, helikopterë dhe njësi speciale të marinës britanike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, komandot detare dhe oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit hipën në bordin e anijes SMYRTOS, e cila dyshohet se përdorej për të shmangur sanksionet ndaj Rusisë. Autoritetet britanike thanë se anija do të dërgohet në një zonë të sigurt pranë bregdetit jugor të Anglisë dhe do të mbahet nën vëzhgim. Ministri i Mbrojtjes, Dan Jarvis, deklaroi se operacioni përbën një goditje ndaj burimeve financiare që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë. Ai theksoi se aksioni u realizua në...
Burimi:
javanews.al