Britania e Madhe propozon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës për 16-17-vjeçarët
Qeveria britanike ka njoftuar planin e ri, për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale nga adoleshentët 16 dhe 17 vjeç gjatë orëve të natës, me synimin për të përmirësuar gjumin, përqendrimin dhe shëndetin mendor të të rinjve, sipas BBC. Sipas propozimit, platformat si Instagram, TikTok dhe YouTube do të jenë të bllokuara automatikisht për këtë grupmoshë nga ora 00:00 deri në 06:00. Megjithatë, të rinjtë do të kenë mundësi ta çaktivizojnë këtë kufizim përmes cilësimeve të llogarisë së tyre. Qeveria kërkon gjithashtu që veçori që konsiderohen varësuese, si: autoplay (vazhdimi automatik i videove); scroll- pa fund (kalimi nga një video në një postim tjetër), të çaktivizohen për përdoruesit nën 18 vjeç. Ministria britanike e Teknologjisë tha se këto masa do t’i ndihmojnë të rinjtë të...
Burimi:
kohajone.com