Bota me sytë nga Pekini, Trump dhe Xi diskutojnë Iranin, Tajvanin dhe tregtinë
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping pritet të zhvillojnë një nga takimet më të rëndësishme të viteve të fundit në Pekin, ndërsa bota ndjek me vëmendje rivalitetin mes dy superfuqive globale. Vizita e Trump në Kinë, e para që nga viti 2017, vjen në një moment tensionesh të forta gjeopolitike, me luftën mes SHBA-së dhe Iranit që po dominon axhendën ndërkombëtare. Fillimisht, samiti ishte menduar të fokusohej tek tregtia, tarifat dhe teknologjia, por konflikti me Iranin ka ndryshuar prioritetet e Uashingtonit. Trump pritet të kërkojë nga Xi Jinping ndikim mbi Teheranin për të shmangur përshkallëzimin e krizës dhe për të garantuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të naftës në botë. Presidenti amerikan deklaroi para...
Burimi:
top-channel.tv